Republika e Kosoves

Viti

Thirrja Publike e Ministrise se Zhvillimit Rajonal per Skemen e Granteve “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8”

2020/10/02 - 8:42

Thirrja Publike e Ministrise se Zhvillimit Rajonal per Skemen e Granteve “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8” qe ka per synim zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balansuar përmes zhvillimit të ndërrmarrësisë në pesë rajonet zhvillimore të Kosovës.
Synimet specifike të kësaj Thirrjeje për Propozime janë:
i. Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punes, me theks të veqantë për të rinjtë;
ii. Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;
iii. Përkrahja e bizneseve që kontribuojunë në zëvendësimin e importeve.
Shuma e përafërt e kësaj thirrje është rreth 1 milion €.
Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 2,000.00 € deri në 7,000.00 €;
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 7,001.00 € deri në 15,000.00 €;
Afati për dorëzimin e aplikacionit: 12 TETOR 2020 ora 16:00
Për më shumë ju lutëm vizitoni këtë vegëz: : https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/
Aplikimi bëhet online përmes platformës SMAED ne linkun: https://smaed-online.rks-gov.net/.