Republika e Kosoves

Viti

U mbajt diskutimi publik mbi Propozim Rregulloren për Pronën e Paluajtshme 2019

2018/12/19 - 3:22

Sot në Viti është mbajtur diskutimi publik mbi propozim rregulloren për pronën e paluajtshme 2019. Gjatë këtij takimi Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama dhe Mifail Azizi, përgjegjës i sektorit të Tatimit në Pronë kanë prezantuar këtë propozim rregullore e cila ka marrë gjithashtu aprovimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, që të dalë në diskutim publik. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit pos që janë njoftuar me ndryshimet në propozim rregulloren e re kanë paraqitur edhe pyetjet dhe komentet e tyre mbi këtë draft dokument.