Republika e Kosoves

Viti

U mbajt mbledhja e katër e rregullt t Komitetit për Politikë dhe Financa

2020/06/22 - 2:00

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e katër të rregullt. Në fillim të këtij takimi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira bëri të ditur se është njoftuar nga MAPL-ja se vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendit Komunal i Vitisë, nuk do të bëhet brenda afatit prej 15 ditësh, shkaku i reduktimit të stafit nga pandemia COVID-19. Gjatë këtij takimi ky komitet ka shqyrtuar, diskutuar dhe rekomanduar këto pika:

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e Komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme të komunës në shfrytëzim.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale afatshkurt NPSH “Arena”.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-381, të datës 30.04.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Informatë mbi menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Vitisë, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Ndërkaq anëtarët e KPF-së nga partitë opozitare nuk kanë rekomanduar që Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë 2021-2023 të shkoj për procedim në Kuvendin Komunal të Vitisë. Këtë me arsyetimin se nuk janë përfshirë rekomandimet e tyre.