Republika e Kosoves

Viti

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa për vitin 2019

2019/01/24 - 2:57

Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar këto pika të rëndit të ditës:

Shqyrtimi i planit vjetor 2019 dhe plani strategjik 2019 i njësisë se Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshme me Komunën e Kirchhain.

Draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë  paraqitur edhe dy informata si:

Informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.

Informatë nga zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2019.

Ndonëse për këtë mbledhja ishte paraparë të votohet edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018 me shumicën e votave të anëtarëve të këtij Komiteti u vendos që këto pasqyra të plotësohen dhe të sillën në mblidhen e radhës.