Republika e Kosoves

Viti

U mbajt seancë e jashtëzakonshme për propozim rregulloren e tatimit në pronë të paluajtshme për vitin 2019

2018/12/27 - 12:29

Është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e thirrur me të vetmen pikë  të rendit të ditës, për shqyrtimin e rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2019. Përgjegjësi I sektorit të tatimit në pronë Mifail Azizi dhe drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, ka dhënë hollësi rreth këtij propozim rregulloreje, ndërkohë që këshilltarët komunal kanë dhënë propozime dhe vërejtjet e tyre, rreth taksës por edhe klasifikimit të pronave ë bazë të zonave kadastrale. Me gjithë vërejtjet që u paraqitën, kjo rregullore u aprovua me shumicën e votave të këshilltarëve.