Republika e Kosoves

Viti

U shënua Dita botërore e Librit dhe përvjetori i parë i Bibliotekës me emërtimin e ri “Ramadan Musliu”

2022/04/22 - 2:00

Me një manifestim të organizuar nga Biblioteka Publike “Ramadan Musliu”, në Viti është shënuar  Dita Botërore e Librit. Njëkohësisht, është shënuar edhe përvjetori i parë i bibliotekës me emërtimin e ri, Ramadan Musliu. Një fjalë rasti në këtë event që i kushtohej librit, e mbajti drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, i cili mes tjerash vlerësoi kontributin e gjithë krijuesve në krijimtarinë letrare. Po ashtu ka uruar udhëheqësit e bibliotekës për Ditën e saj, me që tash e një vit më parë, kjo bibliotekë morri emrin e publicistit dhe kritikut letrat Ramadan Musliu. Ndër tjerash, drejtori Sahiti ka theksuar se veprimtaria dhe krijimtaria e njerëzimit është vet libri, andaj duhet ruajtur dhe të përkushtohemi sa më shumë ndaj leximit, sepse është e ardhmja e ndritur. Edhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, në fjalën e saj ka përgëzuar Shoqatën e Shkrimtarëve të Vitisë, për përkushtimin dhe kontributin që po japin në krijimtarinë letrare të komunës sonë. Ajo ka theksuar se prioritet i Institucioneve komunale, respektivisht Drejtorisë për Arsim është pajisja e gjitha shkollave me biblioteka në mënyrë që nxënësve tu jepet mundësia ta kenë sa më afër librin. Një ligjëratë për rëndësinë e librit, mbajtën prof. Sarë Gjergji e Muzafer Ramiqi. Ndërkohë janë recituar edhe poezi, janë prezantuar edhe ese për librin të cilat janë shpërblyer.