Republika e Kosoves

Viti

Vitia bëhet me autofshisë falë  grantit të përformancës

2023/07/26 - 10:31

Komuna e Vitisë, ka përfituar sot një Autofshisë dhe atë në kuadër të grantit të performancës “Për Mjedis të Pastër”. Ky grant është nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kurse projekti në fjalë mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se serish kjo komunë po shpërblehet për përformancën e mirë, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që të ju ofrojë shërbime sa më të mira qytetarëve të kësaj komune.

Ndërkaq ai tha se Vitia, ka punuar shumë në fushën e mjedisit si në largimin e deponive ilegale të mbeturinave, krijimin e hapësirave gjelbëruese por edhe në vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Sipas tij ambienti i pastër mbetet një ndër prioritet e kësaj qeverisje dhe për këtë ai edhe këtë vit e kanë shpallur vit të mbrojtjes së mjedisit.

Kryetari Haliti duke folur për pajisjen e pranuar tha se kjo autofshisë do të ju shërbej edhe më shumë kësaj komune që të mbajnë të pastër hapësirat publike. Përndryshe sot ka filluar edhe pastrimi i hapësirave publike me këtë makinë, ku nga afër punën e saj e panë kryetari Haliti dhe Basri Aliu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.