Republika e Kosoves

Viti

Vitia Colony of Arts 2020 bëri bashkë artistë nga vendet e ndryshme të Kosovës

2020/10/05 - 8:18

Në fshatin Debelldeh të Vitisë, të shtunën është zhvilluar kolonia artistike “Vitia Colony of Arts 2020”. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Milot Lala bëri me dije se shkaku i gjendjes pandemike në vend sivjet kjo koloni ka qenë me numër të kufizuar të artistëve. Megjithatë sipas tij pjesëmarrësit ishin nga vendet e ndryshme të Kosovës si: Pejë, Ferizaj, Drenas, Lipjan etj. Ai potencoi se ky aktivitet tashme është tradicional në këtë komunë dhe potencoi se zhvillimi i këtij aktiviteti artistik do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme. Kurse edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoj artistët duke i përgëzuar atë për veprat e tyre artistike. Përndryshe kjo koloni artistike ishte organizuar nga shoqata e artisteve figurativ “Gursel Sylejmani” ne bashkëpunim me Drejtorin për Kulture Rini dhe Sport të komunës së Vitisë.