Republika e Kosoves

Viti

Vitia edhe me një rrugë të re që lidhet me fshatrat Sllatinë e Epërme dhe e Ulët

2020/10/13 - 1:03

Ka filluar së implementuari sot projekti i përmirësimit të infrastrukturës ekonomike përmes asfaltimit të rrugës Viti-Sllatinë e Ulët. Ky projekt, që parasheh rregullimin e kësaj rruge që kap një gjatësi prej 6.400 metrash, do të finalizohet në një periudhë dy vjeçare ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti, në ceremonin e nisjes së punimeve në rrugën “Sherif Frangu” në Viti. “Rregullimi i kësaj rruge, ka rëndësi të veçantë për faktin se ka qenë e mbyllur me dekada të tëra, kurse nevoja e qarkullimit të banorëve të këtyre fshatrave si: Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Tërstenik e Sadovinë e Çerkezëve që lidhen me Vitinë, ka qenë e madhe. Një tjetër rëndësi është edhe se tokat bujqësore kanë qenë të mbyllura dhe mu për shkak të mungesës së rrugës, kështu që kanë mbetur të pa shfrytëzuara këto toka. Me qenë se është projekt dy vjeçar, këtë rrugë do ta shohim të zgjeruar e të asfaltuar, sipas standardeve dhe që do të lehtësoj dukshëm qarkullimin, e po ashtu do ta shkarkoj paksa qarkullimin e rrugës Viti-Pozheran, me qenë se do trë shërbej edhe për lëvizjen e qytetarëve në drejtim të komunës së Ferizajt përmes kësaj rruge. Përpos rrugës, kemi filluar edhe me kanalizimin e rrugëve lagjore në këtë zonë të Vitisë”, është shprehur kryetari Haliti.  Faza e parë e projektit parasheh germimin dhe hapjen e rrugës, si dhe ndërtimin e 4 urave që kap një kosto prej 248 mijë euro, ndërkaq në fazën e dytë, parashihet asfaltimi.