Republika e Kosoves

Viti

Sokol Haliti

Sokol Haliti u lind më 08.08.1969 në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë.

Jeton dhe banon në Viti – rruga “Isa Boletini”.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Përgatitja profesionale:

  • Inxhinier i diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës;
  • Magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare (i diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës);
  • Kreu akademinë 2-vjeçare të biznesit në Tiranë;
  • Kreu kurse 3-mujore për diplomaci dhe protokoll në Tetovë.

Përvoja profesionale:

  • Këshilltar komunal në përbërjen e parë të Kuvendit Komunal të Komunës së Vitisë pas luftës së vitit 1999;
  • Përgjegjës sektori dhe drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Vitisë;
  • Drejtor i Departamentit të Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë;
  • Këshilltar i grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës;
  • Drejtor ekzekutiv në sferën e bujqësisë në një investim të jashtëm.

Përvoja specifike:

  • Koordinator i organizatës “Feed the Children” në vitin 2000;
  • Bashkëpunëtor i shumë OJQ-ve të huaja dhe vendore (anëtar i disa prej komiteteve të tyre), si: Intercooperation, projekti për konsolidimin e tokave, Merci Korps, Care International, Caritas Bresha-Cezevi, Difid etj;
  • Anëtar i komisionit për bujqësi në nivel të Kosovës në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës;
  • Një ndër udhëheqësit e komisionit për bujqësi pranë LDK-së në nivel vendi.

Nga aktivitetet e mëhershme:

  • Veprimtar i ditëve të para dhe njëri nga themeluesit e LDK-së;
  • Një ndër udhëheqësit kryesor të Unionit të Studentëve dhe një ndër organizatorët e rezistencës dhe demonstratave gjatë viteve 1988-1989, kurse më 31 maj 1989 edhe i burgosur;
  • Një ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesor të Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në nivel vendi dhe komune;
  • Pjesëmarrës aktiv i organizimit të referendumit për pavarësi si plebishit i popullit për liri e pavarësi në vitin 1991;
  • Anëtar i komisionit komunal për zgjedhjet e lira më 1992;
  • Ideator dhe organizator i mbajtjes së manifestimit të 2 Korrikut për 20 vite me radhë.
  • Udhëheqës nëndege për dhjetë vite në kohën e okupimit;
  • Udhëheqës i ndërtimit të shkollës në fshatin Beguncë në vitin 1996;
  • Udhëheqës i këshillit emergjentë për të larguarit nga Drenica më 1998 dhe strehues i tyre dhe në përkujdesje të plotë të dhjetëra familjeve nga Polaci, Qitaku, Prekazi, Llausha, Runiku, Melanica etj;
  • Udhëheqës i pritjes dhe sistemimit të refugjatëve nga Maqedonia gjatë luftës në Maqedoni, gjithsej 13623 refugjat.