Lajmet   Bajram Mulaku uron kikboksierët për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror

Bajram Mulaku uron kikboksierët për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror - 31 tetor 2017

 
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,nënkryetari Dibran Përçuku dhe Shpresa Rama,drejtoreshë për Kulturë, Rinisë dhe Sport,kanë pritur në një takim kikbokserët vushtrrias që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botërore të kikboksit që do të mbahen në Hungari nga data 4 deri më 12 nëntor 2017 në verzionin ËAKO. Selektori i përfaqësueses së Kosovës Lutfi Menxhiqi ka informuar kryetarin Mulaku për përgatitjet intensive që ka zhvilluar Kosova për pjesëmarrje sa më të sukseshme në këtë kampionat.

“ E dimë se konkurrenca në këtë kampionat është tejet e fortë,por unë kam besim të madh në garuesit tonë të cilët do të na përfaqësojnë. Shpresojmë të kthehemi me medale”,ka thënë ish kampioni,tash seleksionues Lutfi Menxhiqi.

Në kuadër të reprezentacionit të Kosovës do të bëjnë pjesë:Lutfi Menxhiqi – selektor, Ilir Menxhiqi- trajner i kombëtares,Dardan Menxhiqi- garues,Liridon Ferati- garues dhe Burim Shala– refer.
Kryetari Mulaku i ka përgëzuar kikboksierët e Kosovës për konfirmimin e tyre se do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror dhe u ka uruar fat katër sportistëve kosovarë dhe stafit duke shpresuar se do të kthehen faqebardhë..

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in