Lajmet   Bletarët e Vushtrrisë trajnohen për luftimin e sëmundjes “Pesta amerikane”

Bletarët e Vushtrrisë trajnohen për luftimin e sëmundjes “Pesta amerikane” - 22 nëntor 2017

 
 
Një ekip i ekspertëve gjermanë kanë mbajtur një punëtori me bletarët e Vushtrrisë, ku temë diskutimi ka qenë lufta kundër sëmundjes “Pesta amerikane te bletë”, sëmundje kjo mjaftë e rrezikshëm e cila në popull njihet si mortaja.

Profesor Oto Boecking nga gjermania, shpjegoi zanafillën e zhvillimit të etapave të kësaj sëmundje. Ai tha se kjo sëmundje është aq shumë e rrezikshme sa e cila nëse nuk zbulohet me kohë mund të sjell edhe deri te shfarosja totale e bletëve.

Ndryshe kjo sëmundje është shfaqur edhe në disa lokalitete të Komunës së Vushtrrisë vitin e kaluar,  ku nga autoritet është bërë edhe ndërhyrje në shfarosjen e kontrolluar të tyre.

Kjo punëtori është organizuar nga shoqata e bletarëve dhe e mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë dhe programi i IPA-së i Bashkimit Evropian.

Në territorin e Komunës së Vushtrrisë, sipas Avdyl Fekës zyrtar për zhvillim rural në komunën e Vushtrrisë, bletaria është shumë e zhvilluar dhe ka gjithsejtë 5600 koshere bletësh.  


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in