Lajmet   Ministri Abelard Tahiri viziton Vushtrrinë

Ministri Abelard Tahiri viziton Vushtrrinë - 09 nëntor 2017

 Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Kurtan Kajtazi zv/ministër në MMPH, Sokol Zogaj, u.d. së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Xhevdet Maqestana,drejtor i Qendrës Korrektuese në Smrekonice, vizituan Komunën ku u takuan me Kryetarin e kësaj KomuneBajram Mulaku.
Gjatë takimit, Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunës së Vushtrrisë veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetareve të kësaj treve.
Në këtë takim u bisedua edhe për kërkesën e kahershmë të Komunës së Vushtrrisë që t’i kthehen në pronësi 233 hektarë tokë që gjenden në Banjskë,Smrekonicë dhe Sumë,të cilat në vitet e 80 – i ishin dhënë në shfrytëzim Qendrës Korrektuese në Smrekonicë.Kryetari Mulaku edhe më këtë rast ka përsëritur kërkesën që edhe toka ku gjendet ish-moteli “ Vicianum “ të kthehet në aset të komunës,sepse aty planifikohet të ndërtohet një qerdhe për fëmijë,një shtëpi për strehimin e pleqëve dhe Tregu i gjëlbër. Për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Banjskë,kryetari Mulaku ka thënë se komuna e ka tashmë projektin e gathsëm i cili pritet të realizohet me kthimin e pronës. Ministri Tahiri u zotua se Qeveria e Kosovës dhe Ministria që ai drejton do të merren seriozisht me këto kërkesa të komunës së Vushtrrisë,për të cilat tha se nuk janë të sotit,por datojnë shumë më heret.

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in