Lajmet   Saktësim: Rruga R 220 është në kompetëncë të Ministrisë së Infratsrukturës e jo të Komunës së Vushtr

Saktësim: Rruga R 220 është në kompetëncë të Ministrisë së Infratsrukturës e jo të Komunës së Vushtrrisë - 29 tetor 2017

 
 Sot kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, lansoi një lajm rreth rikonstruimit të rrugëve kinse me zhavor mbi shtresën e asfaltuar nga Komuna e Vushtrrisë. 
Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve, Drejtoria për Urbanizëm përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se se kjo rrugë për të cilën flitet është rrugë regjionale R220, autoritet i së cilës është Ministria e Infrastrukturës dhe kjo mënyrë e rikonstruimit është përcaktuar pikërisht nga ish ministri i cili vjen nga radhët e subjektit të njejt politik me kandidatin e apostrofuar.
Për ilustrim të kësaj ju përkujtojmë mënyrën e njejt të rikonstruimit të rrugës regjionale M2-Samadrexhë e cila është bërë nga ky organ kompetent, i cili rikonstruim është bërë para dy-tre viteve, ndërsa Komuna e Vushtrrisë është kompetente dhe autoritet për rrugët lokale.

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in