Lajmet   Urimi i kryetarit Bajram Mulaku për Festat e Nëntorit

Urimi i kryetarit Bajram Mulaku për Festat e Nëntorit - 28 nëntor 2017

 Qytetarë të nderuar,

Me rastin e festave të Nëntorit: 28 Nëntorin–Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë qytetarëve të komunës ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta.
Ne vushtrriasit gjithmonë kemi një arsye më shumë që 28 Nëntorin ta kremtojmë në mënyrë madhështore e dinjitoze,sepse jemi krenarë që njëri nga djemtë më të shquar të këtij trualli, heroi kombëtar Hasan Prishtina, përfaqësoi Kosovën në ngritjen e Flamurit Kombëtar me 1912, duke e shpallur kështu pavarësinë e Shqipërisë.
Atdhetari dhe patrioti Hasan Prishtina,heronjtë dhe dëshmorët tjerë, si dhe veprimtarët e shumtë të shquar të çështjes kombëtare nga komuna jonë, për kontributin që kanë dhënë për të mirën e kombit, për Shqipërinë e Kosovën, për jetë e mot do të mbesin të nderuar e të vlerësuar. Ata për ne janë burim i frymëzimit për ta dashur Kosovën, Shqipërinë dhe Flamurin tonë kombëtar, si dhe për ta prosperuar Vushtrrinë e Kosovën.
Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë , në emrin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve dhe të institucioneve komunale ju uroj shëndet të plotë e mirëqenie dhe suksese akoma më të mira në të gjitha fushat e jetës e të punës.

Kryetari i Komunës
Bajram Mulaku


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in