Lajmet   Vushtrria shënon 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Vushtrria shënon 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - 27 nëntor 2017

 Me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Bajram Mulaku, në Vushtrri është organizuar një manifestin për të shënuar këtë datë të rëndësishme për gjithë popullin shqiptar. 
Të pranishëm në manifestim, përveç kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut, ishte edhe kryetari në ardhje i Komunës së Vushtrrisë,Xhafer Tahiri. 
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se 28 nëntori është dita që më së shumti unifikon shqiptarët. 
“Më rastin ë shënimit të 28 nëntorit, s’kemi se si të mos edhe kujtojmë ideatorin politik të shtetit shqiptar, Hasan Prishtinën. Me këtë rast do t’i kujtojmë përpjekjet tona të parreshtura për liri”, tha Mulaku. 
I pari i Vushtrrisë kërkoi që kjo ditë të shpërbej edhe si reflektim, për të tashmen dhe të ardhmen. 
Në këtë manifestim qendror AKV “ Hasan Prishtina “ dhe shkolla e baltetit dhanë një program të pasur kulturo-artistik.

RSSShpërndaje në Facebook

Sign in