
Remzi Ahmeti
remzi.n.ahmeti@rks-gov.net
038 200 42409
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë :
- Mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive.
- Është përgjegjës për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrave, rrjetën referuese homogjene për sigurimin e hartave orto-foto , rikonstruimin e informative kadastrale, në formë digjitale, modelin e sistemit informative mbi token dhe pronën,
- Vlerësimin e pronës sipas kritereve, standardeve dhe rregulloreve në fuqi,
- Sigurimin e zotërimit tv tokës, reduktimin e kontesteve për token,
- Menaxhimin e pronës së paluajtshme, prone e Komunës dhe pronave publike,
- Digjitalizimin e pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi I planeve të skanuara ( ngastrave dhe zonave të kadastrave ),
- Shërbimi i mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës,
- Ndarja e ngastrave dhe shënimi i kufijve me rastin e shpronësimit dhe kryen procedurat rreth shpronësimit të tokës,
- Përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa,
- Regjistrimi i pronës së paluajtshme dhe regjistrin e tokës,
- Zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe sipas kërkesës së palës,
- Mban dhe evidenton regjistrat dhe dokumentacionin për pronat e tokave të përfshira në masën e komasacionit,
- Bën korrigjimin e regjistrit sipas dispozitave ligjore,
- Kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për Komunën,
- Mbron pronën komunale dhe pronën publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje,
- Udhëheq me kadastër, kate të banesave dhe menaxhon me banesat e Komunës,
- Bën regjistrimin e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme dhe formave tjera të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës,
- Bën regjistrimin e hipotekave,
- Të gjitha ndryshimet në lidhje me pasurinë e paluajtshme që ka të bëjë me ndërrimin e pronarit është e obliguar t’ia paraqet Zyrës për tatim në pronë,
- Siguron mbështetje për hartimin e projekteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit,
- Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari I Komunës.