2023/03/20 - 2:49
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, sot ka marrë pjesë në përurimin e ujësjellësit në lagjen “Hasanaj”, nga ku bëri të ditur se tashmë 20 shtëpi të kësaj lagje do të kenë 24 orë ujë të pijes.
I pari i Vushtrrisë, tha se nuk do të ndalet së punuari derisa secili fshat e lagje të kyçet në rrjetin e ujësjellësit.
“Nuk do të ndalemi së punuari, me qëllim që secili fshat dhe lagje të ketë ujë të pijes 24 orë”, tha kryetari Idrizi.
Zgjidhja e problemit të ujit të pijes për këtë lagje ka qenë një nga premtimet e kryetarit Idrizi, për çka sot banorët kanë shprehur falënderimin e tyre që ky premtim është realizuar.