Republika e Kosoves

Vushtrri

400 mijë euro për vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit “Silnica”

2023/06/02 - 2:58

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, për vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit “Silnica”.
Vlera e projektit është 400 mijë euro, ku 200 mijë euro janë paraparë për vitin 2023 dhe 200 mijë euro për vitin 2024.
I pari i Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka falënderuar ministrin Aliu për mbështetjen e dhënë për realizimin e projekteve.