Republika e Kosoves

Vushtrri

Aktivitetet e Komunës së Vushtrrisë për “Ditët e diasporës”

2019/07/16 - 1:41

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për të nderuar mërgimtarët, ka përgatitur aktivitete të begatshme, të cilat do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, përkatësisht nga data 17 – 21  korrik, kështu thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

“Ditët e diasporës” janë ditët që duam t’i veçojmë për ju, ngase duam që edhe ju ta ndieni, se shteti jonë, në veçanti institucionet e shtetit tonë, janë institucionet tuaja, është shteti juaj.

Ta ndieni se edhe ju jeni pjesë e atdheut, për të cilin keni qenë dhe vazhdoni të jeni shtyllë e fortë mbështetëse dhe jo vetëm.

“E kemi parasysh që koha juaj është e kufizuar dhe e vlefshme për ta shfrytëzuar në Kosovë, por me nderimin më të lartë, ju ftoj, që të gjeni kohë, të jeni të pranishëm në aktivitetet që i kemi organizuar për ju, thuhet në njoftim.

“Ne ju nderojmë me mikpritje zemërgjerë, ndërsa nga ju presim të na nderoni me pjesëmarrje”, thuhet në fund të njoftimit.

Këto janë aktivitetet e planifikuara që do të mbahen: