Republika e Kosoves

Vushtrri

BUKURITË E NATYRËS TË QYÇAVICËS

2022/10/20 - 7:26

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi vizitoi sot fshatrat e Qyçavicës.
Në njoftimin e tij ai paraqiti pamje të bukurive natyrore nga këto fshatra, duke vlerësuar njëkohësisht edhe punën e blegtorëve të vyeshëm të këtyre fshatrave.
”Në natyrën e bukur dhe freskinë e maleve të Qyçavicës, blegtorët e vyeshëm të fshatit Beçuk, i kanë mbuluar kullotat me dele, e stallat me lopë qumështi.
Ata ishin mirënjohës dhe shprehën falënderim për subvencionimin që Komuna e Vushtrrisë ka bërë në fushën e blegtorisë”, – shkroi Kryetari Idrizi.