Republika e Kosoves

Vushtrri

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me aktivitete të shumta

2023/06/01 - 8:00

1 Qershorin-Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Vushtrrisë e ka shënuar me aktivitete të shumta.
Libra dhuratë për fëmijët, shfaqje të baletit e organizim të Festës së Abetares, janë disa nga aktivitet që Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe ajo e Arsimit, i kanë organizuar për më të vegjlit e komunës.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ju ka uruar të gjithë fëmijëve 1 Qershorin, duke thënë se janë ata e ardhmja e vendit tonë.