Republika e Kosoves

Vushtrri

Edhe një masë lehtësuese ekonomike për ekonominë e goditur nga Covid 19 në Vushtrri

2021/04/14 - 11:22

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka propozuar edhe një masë të re të lehtësuese për ekonominë vushtrriase të goditur nga Covid -19.

“Me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekonomike të biznesit por edhe të fermerëve vushtrrias të shkaktuar tash e 1 vit nga pandemia Covid 19, i kam propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në qytet!”, ka deklaruar kryetari Tahiri.

Ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias.

Bashkë do të fitojmë sfidën ekonomike e shëndetësore kundër #coronavirus, ka shkruar Tahiri.