Republika e Kosoves

Vushtrri

FTESË

2022/05/01 - 1:26

 

Ftoheni që të merrni pjesë në homazhe dhe në Akademinë Përkujtimore që Komuna e Vushtrrisë do ta organizojë për të përkujtuar Masakrën e 2 Majit 1999, në të cilën gjakatarët serbë vranë qindra njerëz të pafajshëm, duke kryer kështu njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.

Akademia organizohet më datë 02.05.2022 në ora 12:00, te varrezat e martirëve të rënë për liri, në fshatin Studime.

Gjaku i derdhur i martirëve u bë themel i shtetit tonë të lirë.

Kryetari i Komunës
Ferit Idrizi