Republika e Kosoves

Vushtrri

FTESË PËR APLIKIMI PËR TRAJNIME BUJQËSORE DHE GRANTE PËR TË RINJËT

2020/04/18 - 9:58

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania.

Pёr vitin 2020 aktiviteti pёr trajnime bujqёsore dhe mbёshtetje me grante pёr tё rinjёt do tё zbatohet nё komunat: Vushtrri, Skenderaj, Shtime  dhe Kamenicё.

Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e të rinjve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё.

IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me komunat e përfshira në projekt, do tё investojë nё trajnime bujqësore për 60 të rinjë, tё cilёt do tё pёrcjellin 5 ditё trajnime nё temat pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit. Pas pёrfundimit tё trajnimeve kёta tё rinjё do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me idetë e tyre inovative qё kanë ndikim nё gjenerimin e tё hyrave dhe  vet-punësim. Gjithёsej, 50 tё rinjё do tё pёrkrahen me grante nё vlerё nga 3,000.00 €, duke bashkёfinancuar me 10 % tё vlerёs totale tё investimeve.

Përparësi do t’u ipet ideve inovative që çojnë në uljen e varfërisë, mundësi punësimi në mesin e të rinjëve, mbrojtjen e mjedisit si dhe gjenerimin e tё hyrave.

Andaj, ftohen të rinjtë qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.

KRITERET QË DUHET  PLOTËSUAR   TË RINJTË  PËR  TRAJNIME  JANË :

  1. Tё jenё me moshё 18-35 vjeç (me fokus 18-24 vjeç) dhe tё jenё nga komunat: Vushtrri, Skenderaj, Shtime dhe Kamenicë
  2. Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve
  3. Janё duke u marrё apo kanё potencial pёr tu marrё me aktivitete bujqёsore
  4. Tё kenё ide dhe interes pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve me ide inovative pёr bujqёsi
  5. Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

 

Aplikacioni mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

https://www.dropbox.com/s/34i0emmyhb1559a/Aplikacioni%20trajnime%20ne%20bujqesi.doc?dl=0&fbclid=IwAR2JqRk90cUPbkmVjzFow5epjkS8vknZ49dBFzmN_FsacpIu4C_ysoBrh2U

Aplikacioni i plotësur dhe kopja e leternjoftimit duhet të dorëzohet në email adresën: hasan.cena95@gmail.com

 

Konkursi për aplikim është i hapur nga data 15.04.2020 deri më 30.04.2020 .          

 

Sinqerisht

Zenel Bunjaku

Drejtor Ekzekutiv