Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë fiton grant prej 150 mijë Euro për performancë për fushatën e pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën”

2019/01/10 - 4:37

Në garën e Komunave të Kosovës për menaxhim të mbeturinave në kuadër të fushatës së pastrimit, ‘Ta pastrojmë Kosovën’, Komuna e Vushtrrisë ka fituar grant prej 150 mijë Euro për Top performancë.

“Vushtrria fituese e grantit te performancës në shumën prej 150,000 € si komuna me top performancë në kuadër të kampanjës “Ta pastrojmë Kosovën”. Edhe qytet më i pastërt edhe grant për ambient.

Ky grant është meritë e ekipit koordinues të Komunës, kompanisë UNITETI njësia në Vushtrri, nxënësve e vullnetarëve të Lets do it Kosova dhe kompanive lokale për angazhimin e tyre”, ka deklaruar kryetari I Komunës, Xhafer Tahiri në ceremominë e organizuar në Prishtinë,  nga Ministria e mjedisit me rastin e pranimit të këtij çmimi.