Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë marrëveshje bashkëpunimi me UN Habitatin

2018/04/19 - 1:46

Komuna e Vushtrrisë dhe UN Habitati sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të bashkëpunimit të ngushtë në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e Komunës së Vushtrrisë në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e integruar hapësinor dhe urban.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, tha se  shprehu mirënjohje për UN Habitatin dhe Agjencinë Suedeze për SIDA që po mbështesin dhe financojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe Komunën e Vushtrrisë. Ai ka Komuna e Vushtrrisë do të jetë partnere serioze në këtë proces shumë të rëndësishëm.

Përveç kësaj komponentë të rëndësishme siç është planifikimi urban, pjesë e këtij projekti është edhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes si dhe rritja e  bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve të qendrore. Përmes këtij projekti dhe me mbështetje të UN Habitatit, Komuna e Vushtrrisë do ta hartoj hartën zonale në gjithë territorin e saj.

Marrëveshja është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe Gwendoline Mennetrier përfaqësuese e UN Habitatit.