Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë nënshkruan marrëveshje me IADK për përkrahje të fermerëve

2019/01/29 - 6:31

Edhe këtë vit, po vazhdon bashkëpunimi me Iniciativën për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë- IADK.

Nga marrëveshja e nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe drejtorit ekzekutiv të IADK-së, Zenel Bunjaku,  edhe 6 fermerë do të përkrahen me grante deri në 2000 € dhe me trajnime profesionale nga IADK në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.

Bashkëpunimi i IADK-së me Komunën e Vushtrrisë për përkrahjen e fermerëve të vyeshëm vushtrrias do të vazhdoj edhe me projekte tjera.