Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë vendos që ish Fabrikës “LLamkos” të mos i ndërrohet destinmi

2019/02/06 - 5:03

Bazuar në rekomandimin e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë të nxjerrur me datë 27 dhjetor 2018, e që është edhe kërkesë e Sindikatës së  Llamkosit e paraqitur tek  Kyetari Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që ish Fabrikës  së llamarinës së zinkuar “Llamkos”, të mos i ndërrohet destinmi gjatë procesit të falimenimit dhe në të gjitha proceset e mëpastajme.

Fabrika “Llamkos” ka qenë dhe është aset shumë i rëndësishëm ekonomik jo vetëm për mirëqenien e familjeve të punëtorëve dhe qytetit të Vushtrrisë, por edhe për ekonominë  Kosovës. Prandaj, njofohen të gjitha palët e interesuara, që pavarsishtë procesit të falimentimit nëpër të cilën po kalon kjo fabrikë, Komuna në bazë të kompetencave të saja, nuk do të lejojë kurrsesi që të ndërrohet destinimi i kësaj fabrike e të shndërrohet në tokë ndërtimore apo për çfardo qëllimi tjetër përveç se për destinimin origjinal që ka.

Ky njoftim lëshohet për të gjitha palët e interesuara për këtë aset ekonomik dhe ka për qëllim të mbrojë punëtorët dhe asetet e zhvillimit ekonomik të Komunës.