Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë vlerësohet nga projekti USAID TEAM me ngritje 34% për qeverisje komunale që nga viti 20

2021/11/23 - 3:46

Komuna e Vushtrrisë është vlerësuar me ngritje 34% për qeverisje komunale që nga viti 2017 nga Aktiviteti i USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse (USAID TEAM) në Kosovë i cili është një projekt pesë-vjeçar kundër korrupsionit i financuar nga USAID-i, që ka filluar më 11 janar 2017 dhe është planifikuar të përfundojë në janar të vitit 2022.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është shprehur krenarë me vlerësimin e projektit USAID TEAM për qeverisje komunale në Raportin Final të Gradimit Komunal të Vushtrrisë.

“Që nga kryerja e vlerësimit fillestar në vitin 2017, Komuna e Vushtrrisë është përmirësuar me 34%. Duke shënuar 57 pikë në vlerësimin fillestar, komuna u përmirësua në 73 pikë në vitin 2018, 82 pikë në vitin 2019, 76.98 pikë në vitin 2020, dhe më pas në 75.65 pikë në vlerësimin e kryer në shtator 2021” ka thënë Tahiri.

Projekti mbështet përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për ta rritur efektivitetin e prokurimit dhe transparencën në nivelin lokal duke ofruar ndihmë gjithëpërfshirëse për të gjitha 38 komunat e Kosovës, me trajnim dhe mentorim më intensiv për një grup të përzgjedhur të fokus komunave.