Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna ndihmon fermerët me mekanizëm bujqësor

2018/12/24 - 3:49

Gjashtë blegtorë vushtrrias të shtunën kanë përfituar donacion nga Komuna e Vushtrrisë makineri shumë të nevojshme për punën e tyre.

Drejtoria për Bujqësi, Ekonomi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka ndarë 6 makina për shpërndarjen e plehut organik për fermerë që merren me blegtori, ka bërë të ditur Miran Halili, drejtor i kësaj drejtorie.

Largimi dhe shpërndarja e plehut organik është një ndër punët më të rënda në Blegtori.