Republika e Kosoves

Vushtrri

Komuna vazhdon projektin e vizitave shëndetësore në shtëpi 2019

2019/03/19 - 3:00

Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Nasuf Aliu dhe drejtori i drejtorisë së shëndetësisë  dhe përkujdesjes sociale, Sylejman Meholli, sot kanë pritur përfaqësuesit e Islamic Relief me të cilët kanë nënshkruar Memorandumin e ri të bashkëpunimit për vizitat shëndetësore në shtëpi për pacientët për vitin 2019.

Ky është viti i tretë me radhë që ky projekt po realizohet, dhe nga viti në vit është bërë  më i fuqishëm si në aspektin e kapaciteteve teknike, ashtu edhe atyre humane.