Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi sot priti në takim Shefin e Un-Habitat në Kosovë, z. Omar Siddique

2021/12/14 - 7:43

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi sot priti në takim Shefin e Un-Habitat në Kosovë, z. Omar Siddique.
Gjatë këtij takimi u diskutuan një sërë temash domethënëse, konkretisht planifikimi urban, banimi social, trashëgimia kulturore dhe natyrore, zhvillimi ekonomik, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm e të tjera, ku të dyja palët u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.
Ata prezantuan edhe ekipet e tyre mbështetëse në këto procese, Drejtoreshën e sapozgjedhur të Urbanizmit, znj. Fortuna Krasniqi Spahiu dhe zyrtarin e lartë, z. Ramiz Maliqi.