Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi: Lajm i mirë për rininë vushtrriase-kurse gratis në programim

2024/11/05 - 6:11

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me kompaninë SPEEEX Education, për aftësimin e të rinjve vushtrrias në fushën e zhvillimit softuerik.
Trajnimet do të organizohen në disa kategori, si:
1️⃣ Zhvillimi i aplikacioneve web 🌐
2️⃣ Zhvillimi i aplikacioneve mobile 📱
3️⃣ Programimi (Front End, Back End, Java) 💻
4️⃣ Bazat e të dhënave dhe administrimi i tyre 🗄️
5️⃣ Arkitektura e softuerit dhe dizajnimi i sistemeve 💻
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Idrizi, tha se aftësimi profesional i të rinjve vushtrrias dhe lidhja e tyre me tregun e punës është prioritet.
“Ky trajnim ofrohet në dy module me nga tre muaj dhe mundëson përgatitjen e të rinjve për tregun global të punës, me njohuritë më të avancuara për zhvillimin e karrierës së tyre”, tha kryetari Idrizi.
Të gjithë të rinjtë vushtrrias që dëshirojnë të ndjekin këto trajnime, aplikimi do të mund të bëhet nga data 4 janar 2025, ndërkaq mund të vizitojnë zyrat e SPEEEX Education për informacione shtesë.