Kryetari Idrizi: Largohen kabllot e fundit nga sheshi
2024/09/12 - 5:58
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se sot është bërë largimi i kabllove të fundit nga sheshi i qytetit të Vushtrrisë.
Pas largimit të kabllove, kryetari Idrizi tha se shumë shpejt do të largohen edhe shtyllat dhe tensioni i lartë.
“Sot u bë largimi i kabllove të fundit nga sheshi i qytetit të Vushtrrisë, e që shumë shpejt do të largohen edhe shtyllat dhe tensioni i lartë. Sheshin po e transformojmë, që qytetarët të kenë një shesh të bukur”, tha kryetari Idrizi.