Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi mbajti takim me qytetarë, në sallën e Kuvendit Komunal

2021/12/30 - 1:36

Bazuar në nenin 68.1 të ligjit 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale dhe nenet 20, 21 dhe 22 të Statutit të Komunës, Kryetari Ferit Idrizi mbajti takim publik me qytetarë.

Të pranishëm ishin përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve të qytetit.

Fillimisht, në fjalën e tij Kryetari Idrizi falenderoi edhe një herë qytetarët për besimin e dhënë, duke u zotuar para tyre se do të punojë me përgjegjësi të plotë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Unë dhe kabineti im do të punojmë me përgjegjësi të plotë, me transparencë dhe llogaridhënie që mënyrë që puna jonë të jetë e dobishme për të gjithë qytetarët, dhe do të bëjmë gjithqka që qytetarët tanë të mos zhgënjehen”, ka deklaruar kryetari Idrizi.

Para qytetarëve kryetari ka prezantuar edhe drejtorët e drejtorive, duke i vlerësuar secilin prej tyre për profesionalizëm dhe integritet.

Të pranishmit kanë parashtruar pyetje dhe kanë adresuar kërkesa, të cilave kryetari Idrizi ju është përgjigjur të gjithave.