Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi merr pjesë në takimin virtual të organizuar nga MAPL rreth gjendjes COVID-19

2021/12/17 - 4:42

Me ftesë të Ministrit të MAPL – z. Elbert Krasniqi dhe ministrit të Ministrisë së shëndetësisë Dr. Rifat Latifi,  Kryetari i Komunës Ferit Idrizi morri pjesë në takimin virtual, për të diskutuar lidhur me gjendjen epidemiologjike në vend. Në kete takim theksoi, se çdo mbyllje për gastronomët do të shkaktonte humbje të mëdha ekonomike, dhe kërkoi lehtësira për gastronomët. U dakorduan se do të bashkepunojnë ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe Ministrinë e Shëdetësisë që ta kalojnë këtë sfidë me pandeminë COVID- 19.