Republika e Kosoves

Vushtrri

KRYETARI IDRIZI NË NDERIM TË HEROIT XHEVAT JUSUFI

2023/01/04 - 8:56

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza familjarë të dëshmorit Xhevat Jusufi, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të Vushtrrisë, nderuan jetën dhe veprën e dëshmorit Xhevat Jusufi.
Në akademinë përkujtimore të organizuar në rastin e 24-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit – Xhevat Jusufi, Kryetari Idrizi, duke folur për madhështinë e heroizmit të Xhevat Jusufit, deklaroi se dëshmorët janë themeli i shtetit tonë.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryetari i Mitrovicës, z. Bedri Hamza.
Në akademi morën pjesë edhe personalitete të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë qytetarë të komunave Vushtrri e Mitrovicë.
LAVDI!