Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi pret në takim mërgimtarët

2022/01/06 - 10:14

Gjatë ditës Kryetari Idrizi ka pritur në takim mërgimtarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të Evropës e deri në Kanada.

“I falenderova për prezencën e tyre, si dhe për kontributin që janë duke dhënë për dekada me radhë.
Bashkëbiseduam për tema të ndryshme duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, turizmin, biznesin etj. Për secilën nga temat mora ide nga eksperiencat e tyre, ndërsa u zotova në krijimin e parakushteve për investime të diasporës, si dhe kontributin e tyre intelektual”, është shprehur Kryetari Idrizi.