Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi priti në takim ambasadorin e Francës

2023/03/09 - 3:34

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, shkëlqesinë e tij z.Olivier Guérot.

Ai bëri të ditur se me ambasadorin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ambasadës së Francës në Kosovë.

Kryetari Idrizi së bashku me ambasadorin Guérot, kanë vizituar fshatin Prelluzhë, ku kanë takuar komunitetet e këtij lokaliteti.

“Bashkëbiseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, e më pas vizituam edhe fshatin Prelluzhë, ku takuam komunitetet e këtij lokaliteti”, tha kryetari Idrizi.

I pari i Vushtrrisë tha se ambasadorin e Francës e ka njoftuar edhe për projektet që janë duke u realizuar në të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë.