Republika e Kosoves

Vushtrri

KRYETARI IDRIZI: SITUATË E QETË NË VUSHTRRI

2023/01/20 - 8:38

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, nuk ka se si të mos jetë në terren, bashkë me drejtorin dhe zyrtarë nga DMSH, në këtë situatë kur vendi është përfshirë nga të reshurat atmosferike dhe niveli i ujit nëpër lumenj ka filluar të rritet.
“Ndonëse të reshurat e shiut ditëve të fundit ishin të vazhdueshme e me intensitet të lartë, situata në Vushtrri mbetet jashtë rrezikut dhe e menaxhueshme, falë punës që ka bërë dhe po bën Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në pastrimin e përrockave, kanaleve kulluese e lumenjve”, – shkroi Kryetari Idrizi.
Më tutje, Kryetari Idrizi tha se: “Në këto momente së bashku me ekipin jemi në terren, kurse niveli i Lumit “Silnica” është në kufijtë e normales, dhe po ashtu të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim”.