Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi takon operatorët kabllor për largimin e kabllove

2021/12/16 - 8:35

Kryetari i Komunës Ferit Idrizi së bashku me Drejtoreshën e Urbanizmit znj. Fortuna Krasniqi Spahiu dhe zyrtarët e këtij departamenti takuan operatorët e rrjeteve kabllore. Takimi ishte ftuar për t’u informuar nga afër lidhur me largimin e kabllove nga sheshi. Për shkak se në takim mungoi përfaqësuesi i KEDS si kontraktor për largimin e shtyllave dhe kabllove, u diskutua vetëm mundësia e largimit të kabllove telefonike dhe rrjetit të Internetit. Kryetari Idrizi njofton se takimi i radhës do të mbahet brenda pak ditësh së bashku me KEDS, në mënyrë që sheshi sa më parë të lirohet nga kabllot dhe shtyllat elektrike.