Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi takon zyrtarët e policisë së Kosovës

2021/12/14 - 11:37

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi takoi drejtoreshën e policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut znj.Aferdita Mikullovci dhe komandantin policor të Vushtrrisë z.Reshat Kovaçi, të cilët e uruan për mandatin dhe u zotuan për bashkëpunim të ngushtë për sigurinë e qytetarëve të Vushtrrisë dhe poashtu nga bashkëpunimi i tyre priten shumë shpejt edhe projekte të reja.