Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Idrizi uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

2023/03/22 - 5:52

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Me dëshirën për shëndet, paqe dhe mirësi për juve dhe familjet tuaja, ju përcjell edhe urimet më të mira për Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky një muaj i paqes dhe bamirësisë, andaj paçim agjërim të lehtë e solidaritet me njëri-tjetrin”, tha kryetari Idrizi.

Për të uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari Idrizi ka vizituar edhe Bashkësinë Islame në Vushtrri ku është pritur nga kryetari z.Shemsi Rrahimi.