Republika e Kosoves

Vushtrri

KRYETARI IDRIZI VIZITË NË CITY College, UNIVERSITY OF YORK Europe Campus

2023/01/20 - 8:39

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, gjatë një vizite në Selanik, u shpreh i nderuar me pritjen nga prof.Dr. Georgios Efstahthiadis – drejtor gjeneral,
Gregory Dikaios – drejtor për rekrutim
në “ CITY College”, në Selanik.
“Shpejt do të fillojmë bashkëpunimin me CITY College në mënyrë që studentë nga Vushtrria të përfitojnë bursa studimi për të studiuar në këtë universitet ndërkombëtar, me cilësi të lartë të studimeve, i cili rangohet ndër më të mirët në Mbretërinë e Bashkuar”, – shkroi Kryetari Idrizi.
Më tutje z. Idrizi njoftoi se, gjatë qëndrimit të tij, atje ka takuar edhe disa studentë të shkencave kompjuterike nga Kosova.
Për rininë vushtrriase.