Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Tahiri bashkë me një delegacion nga Gjermania ka vizituar strehimoren e qenëve endacak në Novolan

2021/10/26 - 2:42

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me znj. Helen Wormser dhe  një delegacion nga Gjermania, sot ka vizituar strehimoren e përkohshme dhe qendrën e trajtimit të qenëve endacak në Novolan.

Kryetari Tahiri ka bërë të ditur se në këtë strehimore e cila udhëhiqet nga veterineri i njohur Zenel Zhabar brenda 1 viti janë trajtuar 500 qenë endacak.

“Ftoj pronarët e dashamirët e kafshëve që i mbajnë ato në shtëpi të shfrytëzojnë këtë marrëveshje e ti trajtojnë qentë shtëpiak në mënyrë që të mos kemi rritje të numrit të qenëve endacak në qytet”, ka thënë Tahiri.

Për ndryshe, Komuna e Vushtrrisë ka Marrëveshje Mirëkuptimi me Fondacionin Straycoco nga Zvicrra për trajtimin e qeneve endacak.