Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Tahiri mbështetë Ekipin për raportimin e performancës komunale

2019/01/31 - 2:28

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, sot ka takuar Grupin punues të raportimit të performancës së Komunës së Vushtrrisë për vitin 2018, me të cilët ka folur për ecurinë e procesit të këtij raportimi në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës. Përveç se i ka ofruar mbështetje ekipit që po merret me raportimin e performanës, Tahiri është njofuar për së afërmi me procesin e raportimit nëpër secilën fushë.

Krahas punëve të kryera nga administrata e Komunës, dhe Kuvendi Komunal, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka kërkuar që i gjithë procesi i raportimit të performancës komunale për vitin 2018 të bëhet me saktësi më të madhe.

“Gjatë vitit që e lam pas, Komuna e Vushtrrisë ka shënuar rritje të performancës së saj në shumë fusha, prandaj kërkojmë që nga të gjitha fushat të bëhet raportimi sa më korrekt dhe me sakësi”, ka thënë kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, në takim me Grupin punues për raportimin e performacës komunale.

Për gjithë procesin e fillimit të raportimit të performancës komunale, kryetarin Tahiri e ka njoftuar koordinatori i këtij Ekipi Islam Latifi.