Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Tahiri merr mirënjohje nga Organizata Romano Anglunipe

2021/04/08 - 1:22

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ,sot priti në takim përfaqësues nga Organizata Joqeveritare “Romano Anglunipe”.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 prilli, Kryetari Tahiri e uroj Komunitetin Rom dhe mori mirënjohje nga Organizata Romano Anglunipe për bashkëpunim dhe mbështetje të Komunës ndaj Komunitetit Rom në Prelluzhë.

Komuna e Vushtrrisë vazhdimisht ofron mbështetje financiare për Ditën Ndërkombëtare të Romëve si dhe për të gjitha Komunitetet tjera pakicë në Komunën e Vushtrrisë.