Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Tahiri merr pjesë në Forumin Ekonomik në mes të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës që po mbahet në Dubai

2019/01/16 - 10:25

Kryetari i Komunë së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, po merr pjesë në Forumin Ekonomik në mes të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës i cili po mbahet në Dubai.  Kryetari Tahiri është pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës dhe i vetmi kryetar komune që prezanton në këtë Forum.

Gjatë punimeve të këtij Forumi, kryetari Tahiri ka pasur një takim të veçantë me Ministrin e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe,  z. Sultan bin Saeed Al Mansoori. Në Forumin Ekonomik në mes të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës, kryetari Tahiri po prezanton mundësitë për investime në Parkun e Biznesit në Lumadh si dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në sektorin privat.

Po ashtu kryetari Tahiri ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e veçantë për Vushtrrinë që kanë dhënë për Vushtrrinë. Prandaj si mirënjohje për këtë ka propozuar që në Muzeun e Vushtrrisë një sektor t’i dedikohet miqësisë në mes popullit të Kosovës dhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky propozim i kryetarit Tahiri u mirëprit nga Ministri Sultan bin Saeed Al Mansoori dhe shumë shpejtë kjo ide do të realizohet.