Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Vushtrri

Kryetari Tahiri nderoi me Falënderim Policin Musa Shala për ndihmën e dhenë në sanimin e gypit të ujit të pijes në qytetin e Vushtrrisë

2021/10/25 - 1:03

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot në zyrën e tij ka ftuar Policin vushtrrias Musa Shala ku i ka ndarë Falënderim në shenjë mirënjohje për ndihmën e dhëne punëtorëve të Ujësjellësit në sanimin e gypit kryesor të ujit që furnizon me ujë  të pijes qytetin e Vushtrrisë.

Polici i Kosovës, Musa Shala nga fshati Akrashticë shërben si polic në pikën kufitare në Jarinjë mirëpo ai dje iu ka dalë në ndihmë punëtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në sanimin e prishjes e cila kishte shkaktuar ndërprerjen e ujit për gjithë qytetin e Vushtrrisë.